Kukësi – Tirana 2-1/ Emini “show”, Kukësi e mbyll i treti

0
SHPËRNDAJE

Kukësi – Tirana 2-1

Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Lladrovci, Memini, Mici, Musolli, Karioka, Biringueta, Nika, Dvornegovic, Emini. Trajner: Klodian Duro

Tirana: Ed.Balaj, Delia, Teqja, Gërçalliu, Hoxhallari, Malaj, Karabeci, Vucaj, Lika, Fukui, El.Bakaj. Trajner: Ilir Daja


 

 

 

image

Superiorja/ Kukësi ka bërë detyrën në shtëpi teksa mposhti Tiranën me shifrat 2-1. Ka mjaftuar një dopietë e Izair Eminit në minutat 56′ dhe 83′ që kuksianët të marrin një fitore tepër të rëndësishme për të siguruar vendin e tretë në renditje që e dërgon direkt në Kupat e Europës pa pa pritur ndeshjen e Kupës. Ka qenë një ndeshje tepër e luftuar nga të dyja skudrat teksa bardheblutë e Dajës nuk lëshuan rrugë.

Pas një pjese të parë të mbyllur pa gola, në të dytën Emini shpërtheu duke realizuar golin e parë në minutën e 56′ që çliroi vendasit në lojën e tyre. 1-0, por “bomberi” nga Maqedonia nuk do të ndalej me kaq. Në minutën e 83′ ai do të dyfishonte shifrat për të futur në kasafortë 3 pikër dhe vendin e tretë në renditje.

Ndërkohë për Tiranën nuk mjaftoi goli i Elis Bakajt në minutën e 89′ për t’i prishur festën kuksianëve. Skuadra e Duros tashmë ka edhe një finale për të luajtur, atë ndaj Laçit, ndërkohë ajo e Dajës mendon për sezonin e ardhshëm.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.