Kukësi – Tirana, bardhebluve u rikthehen 3 titullarë

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Kupa e Shqipërisë/ Kukësi – Tirana do të jetë ndryshe nga Tirana – Kukësi për kampionat ku Tirana kishte shumë lojtarë të rinj në fushë.
Në sfidën e kupës me Kukësin për trajnerin Josa do të jenë gati tre titullarë, pasi i kanë lënë pas dëmtimet.

Gentjan Muça mungoi në ndeshjen e kampionatit për shkak të problemeve me mesin dhe tani është gati për stafin teknik, ashtu si edhe Mervejl, për të cilin pritej që do të ishte gati për ndeshjen e kupës me Kukësin.

Veç këtyre të dyve, gati për teknikun Josa është Olsi Teqja, duke bërë që mbrojtja ndaj verilindorëve të jetë e plotë, me Hoxhallarin e Kërçikun nga krahët, ndërsa qendra i besohet dyshes Muça-Teqja.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.