Kukësi-Tirana, mungesa të shumta në të dy kampet

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Asnjë prononcim nga të dyja kampet, ndoshta edhe për të shmangur cdo interpretim pas polemikave të fundit. Në fakt rezultati i takimit të parë në “Selman Stërmasi”, nuk e se e bën ndjeshëm favorite Tiranën, sepse me një fitore minimale vendasit do të avanconin më tej, por bardheblutë kanë avantazhe të tjera ndaj Kukësit. Ernest Gjoka nuk ka grumbulluar me ekipin dy sulmuesit kryesore, Pero Pejicin dhe Izair Eminin, madje ka lënë në shtëpi edhe Albi Allën, për të mos rrezikuar me formën e tyre fizike dhe për t’i pasur në gatshëm 100% për sfidën e fundjavës në kampionart me Lacin. Vijojnë fazën e riaftësimit Greca dhe Pashaj, ndërsa lajmi i mirë është rikthimi i Lenës dhe Hasanit.

Në “Zeqir Ymeri” pritet të luajnë nga minuta e parë Guri dhe Ranghel, të cilëve u jepet shansi të shfrytëzojnë mungesën e Pejicit dhe Eminit. Nuk i ndahen problemet as Mirel Josës, që do të ketë disa mungesa në këtë sfidë. Tashmë dihet që Erando Karabecit do t’i duhet një kohë e gjatë pas aksidentit që pësoi në tualet menjëherë pas kthimit në Turqia. Domgjoni gjithashtu është i dëmtuar, sikurse Moise nuk ka arritur të riaftësohet në kohë për Kukësin. Lajm i mirë është rikthimi nga dëmtimi i Teqjes si dhe përgatitija e Gentian Mucës bashkë me Grupin. E gjitha pjesa tjetër e skuadrës ëstë përgatitur normalisht nën urdhrat e Mirel Josës, i cili ka qenë mjaft aktiv në këtë seancë të fundit para cerekfinales së kthimit të Kupës me Kukësin./Supersport.al

S'KA KOMENTE

Comments are closed.