Kukësi, tre gola për të ulur me “këmbë në tokë” krutanët

0
SHPËRNDAJE

Çast nga ndeshja
Çast nga ndeshja

Miqësore/ Kastrioti-Kukësi 0-3
Golat: Rama 12′,Çema33′, Biringueta54′,

Duket se tashmë Kastrioti i Krujës do të qendroj më “këmbë në tokë”. Humbja e sotme në stadiumin e tij ndaj Kukësit ka ulur euforinë e krutanëve, të cilët së fundmi mposhtën edhe Vllazninë në miqësore duke treguar një nivel të Kategorisë Superiore. Por Kukësi një “kockë e fortë” për ta, sot ka shënuar plotë tri herë në portën e Kastriotit duke siguruar një fitore të pastër. Ishte një ndeshje shumë luftuar, por lojtarët e Kukësit bënë diferencën duke treguar se janë një formë të mirë pavarësisht humbjes ndaj Skënderbeut. Golat për Kukësin u shënuan nga Rama në minutën e 12′, Çema në të 33′ dhe Biringueta në minutën e 54′. Ndërsa për Kastriotin, Raboshta humbi një 11-metërsh në minutën e 73′.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.