Kukësi tregon “dhëmbët”, ekspert në kupat e Europës (video)

0
SHPËRNDAJE

 

 

 

 

11240484_10206071272439481_2332748559930650834_n

 

Kukësi ka shkëlqyer me fitoren ndaj Torpedos së Bjellorusisë. Trajneri Troisi e ka nisur me fitore aventurën e tij në krye të kukësianëve. Edhe pse shumë pak tifoza në stadiumin “Qemal Stafa”, vendësët arrijnë golin e parë me Kariokën në minutën e dhjetë. Goli është mjaft speakolar, me të brendshmen në hyrje të zonës dhe topin përshëndet trekëndëshin e miqve.

Në pjesën e dytë është I përhershmi Pejiç që shenon golin e 2-0. Më pas ndeshja shoqërohet një një ritëm mesatar. Miqtë tentojnë të barazojnë, por nuk munden. Ndërkohë që vendësit tentojnë me raste sporadike për të gjetur golin e tretë dhe të qëtesisë, por pa gjetur rrugën e rrjetës deri në fundin e takimit. Ky rezultat i jep siguri skuadrws kukwsiane pwr ndeshjen e kthimit.

 

 

Kukësi – Torpedo Zhodino   2-0

 

Golat: Karioka 10′, Pejiç 54′

 

Kukësi: Stazhila, Hallaçi, Malota, Mici, Hasani (Musolli 46′), Biringueta, Karioka, Muça, Felipe Moreira (Hysa 60′), Erik Flores, Pejiç.

Trajner: M.Troisi.

Torpedo Zhodino: Stepanov, Serdiuk,  Burko, Pankovets, Melnik, Kontsevoi, Datsenko, Maksimov, Jatskeviç, Platonov, V. Hleb.

Trajner: I.  Kriushenko.

 

 

 

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.