Kukësi ul çmimet e biletave, pritet dyndje tifozësh

0
SHPËRNDAJE

imageSuperiorja/ Ekipi i Kukësit vazhdon ke seriozitet dhe përqëndrim maksimal për ndeshjen e rradhës me ekipin nga Mali i Zi, Mlladost. Trajneri Troisi i ka të gjithë lojtarët e gatshëm për kët sfidë delikate, dhe kërkon që të marrë më të mirën nga ekipini tij në këtë takim. Kukësi kërkon që të përsërisë suksesin e turit të parë, edhe në këtë tur të dytë.

imagePas kualifikimit për në turin e dytë nga ekipi i Kukësit, pritet që në ndeshjen e rradhës ndaj Mlladost tifozët kuksianë të jenë më të shumtë në numër. Ndryshe nga ndeshja e kaluar ndaj Torpedos ku ishin një numër i vogël tifozësh, në ndeshjen e rradhës pritet një dyndje tifozësh në Qemal Stafa për të mbështetur skuadrën e tyre. Tifogrupi “Armata e Veriut” do të jetë i mirë organizuar për këtë sfidë të rradhës. Fakti që presidenca kuksiane ka ulur çmimet e biltave për tribunat D1, D2 dhe D3 në 500 lekë, ka bërë që të ketë një interesim të madh nga ana e tifozëve, ndaj dhe pritet që numri i tyre në këtë ndeshje të rritet ndjeshëm. image

S'KA KOMENTE

Comments are closed.