Kukësi/ Vijojnë largimet nga kampionët e Shqipërisë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Jean Karioka në aksion

Superiorja/ Kukësi pritet të pësojë shumë ndryshime këtë periudhë, duke nisur nga bankina, ku vendin e trajnerit Ernest Gjoka do ta zërë Skënder Gega, ish-trajneri i Shqipërisë U19 dhe U21.

Tekniku i ri do të përcaktojë edhe listën e lojtarëve që qëndrojnë dhe pas spanjollit Alberto Serran do të ketë edhe largime të tjera.

I radhës është Zhan Karioka, i cili e ka mbyllur aventurën e tij me Kukësin raporton “Sport Ekspres”. Edhe Pejiç është thuajse i larguar, mungon vetëm zyrtarizmi.

Eliminimi nga Champion League nuk është pritur mirë nga drejtuesit, edhe pse pas hedhjes së shortit diçka e tillë ishte e pritshme, pasi përballë kishin një ekip si Sherifi i Tiraspolit, që nisej si favorit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.