Kukësi zbulon “miqësoret e luksit” në Antalia

0
SHPËRNDAJE

8 Janar: Kukësi – Basaksehir

15 Janar: Kukësi –  Neftci Baku

Pas pauzës për ndërrimin e viteve, skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka do të kthehet në stërvitje më 3 Janar, ndërsa në datën 5 është përcaktuar nisja drejt Antalias.

Gjatë përgatitjeve 2-javore në bregdetin turk, Kukësi do të zhvillojë edhe tre miqësore, me kundërshtarë me emër në arenën ndërkombëtare.

Testi i parë do të luhët më 8 Janar me Instambul Basaksehir. Dueli i veri-lindorëve me skuadrën ku militon sulmuesi i Kombëtares, Sokol Cikalleshi do të luhet në orën 19:00 lokale.

Basaksehir është një kundërshtar mjaft cilësor, që aktualisht kryeson Superligën turke përpara emrave si Besiktas, Galatasaray dhe Fenerbahçe, të cilat e ndjekin në renditje.

Më 15 Janar Kukësi do të luajë përballë Neftci Baku. Azerët nuk janë një emër i panjohur për Kukësin, me të cilët janë përballur në miqësore edhe përpara startit të sezonit të kaluar, ndërsa në kupat e Europës ekipi nga Baku ka luajtur përballë Skënderbeut në vitin 2013 dhe ndaj Shkëndijës së Tetovës në startin e këtij sezoni.

Sipas burimeve pranë klubit veri-lindor, Kukësi do të luajë edhe një miqësore të tretë në Antalia me emrin e kundërshtarit dhe datën që mbeten ende për tu vendosur.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.