Kukësi zgjedh trajnerin e ri. Ja kush do të drejtojë kampionët

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Tashmë Kukësi e ka gjetur zgjidhjen për trajnerin e ri, që pritet të prezantohet nesër në zyrat e klubit verilindor.

Siç dihet, trajneri Ernest Gjoka i përfundoi kontrata që me përfundimin e sezonit, por e drejtoi ekipin edhe në Champions, kjo një periudhë testimi për të, siç e konsideroi presidenti Gjici, që më pas edhe e fajësoi atë për eliminimin.

Më pas u bisedua me Skënder Gegën, por gjithçka u kthye në një “luftë” mes palëve, me akuza e kundër-akuza. Tashmë gjithçka ka marrë fund dhe trajneri i ri do të jetë Mlladen Milinkoviç, ish-tekniku i Luftëtarit, që pritet të prezantohet nesër sikurse raporton “Sport Ekspres”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.