Kukësi zyrtarizon kroatin Mijatovic

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Skuadra e Kukësit ka zyrtarizuar një tjetër afrim në skuadër. Ekipi verilindor ditën e shtunë ka firmosur me sulmuesin që ka mbërritur së fundmi në skuadër, Mario Mijatovic. Drejtuesit e kuksianëve i kanë ofruar një kontratë sulmuesit 35 vjeçar, afrimi i të cilit u kërkua me ngulm nga trajneri Klodian Duro. Mijatovic cilësohet si “sozia” e shumë kërkuar e ish sulmuesit të kësaj skuadre, Pero Pejic.

Mario Mijatovic duke firmosur me Kukësin
Mario Mijatovic duke firmosur me Kukësin

Ai do të jetë pjesë e Kukësit deri në përfundim të sezonit duke qenë një alternativë më shumë për sulmin e verilindorëve që ka qenë në krizë këtë sezon. Tashmë me afrimin e lojtarit kroat duket se edhe merkato e kësaj skuadre është mbyllur. Mario Mijatovic është një lojtar me eksperiencë të madhe pasi ka luajtur për shumë skuadra në Europë, duke shënuar plot 151 gola në të gjithë karrierën e tij. Tashmë eksperienca e tij do të vihet në shërbim të Kukësit për pjesën e mbetur të sezonit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.