Kuksianët drejt Malit të Zi për përmbysjen e madhe

0
SHPËRNDAJE

11755098_10153055632936279_521506135318517063_nNdeshja e parë në “Qemal Stafa” nuk solli rezultatin e pritur nga tifozët shqiptarë në përgjithësi dhe ata kuksian në vecanti. Kukësi pasi ka eliminuar Torpedo Zhodino të Bjellorusisë, u përball me Mladost të Malit të Zi. Kundërshtari në sfidën e parë u paraqit mjaft i kujdesshëm, duke qendruar kryesisht në  mbrojtje, strategji që në fund u shpërblye me një fitore minimale 1-0. Goli erdhi nga një goditje standarte, edhe pse kuksianët ishin të kujdesshëm ndaj kundërsulmeve të miqve.

11032466_852847164812213_2361466001433398157_n (1)Në ndeshjen  e kthimit pritet kthesa e madhe nga të gjithë. “Armata e Veriut” ka premtuar se do të jetë e pranishme në Mal të Zi, në përkrahje të skuadrës së zemrës. Të shohim stradegjinë e trajnerit brazilian Troisi. Ai ka deklaruar se do të sulmoj Mladostin, por kjo nuk është një strategji pasi dihet se pas rezultatit të ndeshjes së parë Kukësi nuk ka asnjë rrugë tjetër vec fitores nëse dëshiron kualifikimin. Të presim e të shohim atë që do të tregojnë veriorët në fushën e blertë. Ditën e enjte të gjithë shqiptarët do ti kenë sy e veshë tek Kukësi. Presim e shohim, pasi parashikime s’mund të bëjmë.

Në futboll gjithnjë 2 + 2 = 5.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.