Kukësianët me probleme përpara Partizanit

0
SHPËRNDAJE

kukesi
Skuadrat e Kukësit pavarësisht se vjen nga një fitore e pastër në kampionat ndaj Teutës, ku zhvilloj një ndeshje të kënaqshme, nuk është në gjendjen optimale përpara sfidës ndaj Partizanit. Humbja e mesjavës ndaj Naftëtarit në Kucovë ka turbulluar ujërat në kampin kukësian. Por gjithashtu edhe mungesat e Renato Malotës dhe Ylli Shametit, janë dhimbje koke për trajnerin Marcelo Troisi. Malota sic dihet është pezulluar 5 javë nga Komisioni i Disiplinës pas zënkës që pati me mesfushorin e Teutës Ardit Hila. Ndërkohë që Shameti vuan një dëmtim dhe ende nuk është riaftësuar plotësisht.flamurtari vs partizani
Ndërkohë në kampin e kuq vetëm sulmuesi Xhevahir Sukaj është në dyshim pas dëmtimit të pësuar në sfidën e Pukës përballë Vllaznisë. Sot do të vlerësohet edhe gjendja e tij. Ndërkohë që të kuqtë vazhdojnë përgatitjet serioze nën drejtimin e trajnerit Sulejman Starova në kompleksin “Internacional” në Pezë Helmes. Ndeshja e ditës së shtunë pritet të jetë mjaftë e luftuar, por Partizani duket i avantazhuar nga statisikat, por edhe nga dëmtimet dhe pezullimet e kundërshtarit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.