“Kukësin e tradhtoi policia, zyrtarët e Legias ishin të droguar”

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Pas ndërprerjes së ndeshjes me Legian, Kukesi ka kërkuar falje zyrtarisht për situatën në stadiumin “Qemal Stafa”, por gjithashtu kanë akuzuar policinë se nuk kishte marëe asnjë masë. Shefi i klubit, Jonuz Hallaçi deklaroi fillimisht se “U kërkojmë ndjesë të gjithë tifozëve të Kukësit dhe shqitarëve që nuk u ndjenë krenarë për atë që ndodhi. Por kjo u prish nga një grup tifozesh që ia hodhën në erë bukurinë kësaj feste. Jemi te pikëlluar dhe tifozeria duhet të distancohet nga këto sjellje dhe duhet që t’i kërkohet falje Kukesit, presidences”.
jonuAnkim edhe drejt gjyqtarti zviceran: “Ishte shumë tendencioz në vendimet e tij dhe duket sikur priste që të ndodhte diçka e vogël për të ndërprerë ndeshjen. Ishte një vendim ekstrem për të ndërprerë ndeshjen dhe kjo është një goditje e rëndë që i jepet jo vetem imazhit por edhe investuesve”.
Mbi të gjitha, drejtuesi duket se e ka me policinë: “Personat që hodhën objekte nuk ishin tifozë të Kukësit. Incidentin nuk e shkaktuan tifozë të Kukësit. Policia i njeh dhe nuk ka ndaluar asnjë. Policia nuk arriti të ndalojë furine e një grupi kalamajsh dhe adoleshentesh. Ne ndihemi të tradhtuar nga policia, por sot jemi të gjithë fajtorë nga pak”, tha shefi i klubit te Kukesit, Jonuz Hallaçi.
Akuza për Legian
Ekzistonte edhe një mundësi që të riniste ndeshja. “Ne i dhamë të gjitha mundesitë që të zhvillohej ndeshja, ishim gati të zbraznim stadiumin, të merreshin masat të gjitha, por gjyqtari nuk ka pranuar”, deklaroi ndër të tjera Hallaçi. Ai ka denoncuar edhe një episod të pazakontë: “Zyrtarë dhe tifozë të Legias pinë heroinë në mengjes në tavolinat e lokalit te stadiumi. Ne këtë e kemi raportuar, por asnjë veprim nuk u mor”. Kurse trajneri Troisi ka deklaruar: “Ndihemi të zhgënjyer, sepse hymë në fushë për të luajtur futboll. Ne ishim duke luajtur mirë dhe po shpresonim të barazonim. Por kam parë provokime nga tifozët kundërshtarë dhe gjithçka është nxitur prej tyre. E them me bindje se nuk kanë qenë tifozët e Kukësit që kanë hedhur sende, ndaj duhet të punojmë gjatë javës, për të paraqitur mbrojtjen tonë para UEFA-s”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.