Kukësit i “ngec” Alijev në dorë

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Kukësi ka nisur merkaton dhe është Albi Dosti afrimi i parë në merkato për janarin, teksa mesfushori durrsak ka gjetur marrëveshjen me kampionët.

Ndërkohë që në janar pritet të ketë disa lëvizje, pasi organika e Kukësit nuk garanton qëndrueshme në lojëra e rezultate, çka është parë edhe në fazën e parë të kampionatit.

Te Kukësi kanë rënë në hall me sulmuesin Rauf Alijev, pasi largimi i tij do kushtonte shumë financiarisht, kjo për faktin se lojtarit nuk i lejohet të luajë këtë sezon në ekip tjetër, pasi ka veshur fanellën e Inter Baku në kupat e Europës.

Rregullorja e FIFA-s e thotë qartë që një futbollist nuk mund të luajë në më shumë se dy ekipe brenda një sezoni futbollistik. Në rast se Alijev do gjente një ekip në Kazakistan, ku sezoni nis në mars, edhe mund të bëhet ndonjë gjë, por gjithsesi Kukësit i duhet të paguajë…

Alijev

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU