Kuksianët reklamojnë edhe golin e Plakut

0
SHPËRNDAJE

12033762_10205895368681380_1235711307_nJo vetëm penalltia, kuksianët nuk janë të bindur as për golin e parë të takimit Partizani – Kukësi (2-0) tek i cili duket që Renato Kalari është në pozicion jashtë loje dhe përfshihet në aksionin e golit paçka se nuk arrin ta devijojë topin për në portën e Kukësit. Topi më pas arrihet nga Sebino Plaku që vjen nga thellësia me shumë shpejtësi dhe vazhdimi dihet nga të gjithë. Menjëherë pas ndeshjes, krerët e Kukësit të irrituar me gjykimin në tërësi, kanë bërë të ditur se do ti kërkojnë FSHF-së shpalljen “non grata” të arbitrit Sino.

Video: https://www.facebook.com/video.php?v=808914592539799

S'KA KOMENTE

Comments are closed.