Kundërshtarët e Kukësit dhe Skënderbeut fitojnë ndeshjet repsektive

0
SHPËRNDAJE


Europë / Kukësi dhe Skënderbeu marrin mesazhe nga rivalët, përpara ndeshjeve ndërkombëtare. Kundërshtarët e Kukësit, Sheriff Tiraspol fitoi 5-0 në kampionat përballë Zaria Baltit.

Në debutimin e trajnerit italian, Roberto Bordin, kampionët e Moldavisë shkatërruan kundërshtarët në javën e parë të Divizia Nationala në harkun e 30 minutave.

Mugosa i dha avantazhin Sheriffit në të 43-ën, ndërsa dy minuta më pas Racu dyfishoi shifrat për ekipin nga Tiraspoli. Menjëherë prej startit të pjesës së dytë realizuan edhe Damascan dhe Brezovec me penallti, ndërsa Posmac në minutën e 72-të vulosi suksesin 5-0.

Një fillim i jashtëzakonshëm i sezonit për Sheriffin, që të mërkurën në orën 19:00 do të luajë në turin e dytë kualifikues të Champions përballë Kukësit. Përveçse të vetëdijshëm për forcën e kundërshtarëve, fitorja në ndeshjen e parë zyrtare e ekipit moldav ëstë një mesazh i qartë për kampionët e Shqipërisë.

Edhe te Skënderbeu i kanë të qarta vështirësitë e duelit me Kairat Almati, përpara ndeshjes së parë që do të luhet të enjtën në orën 16:45 në Kazakistan ne turin e dytë kualifikues në Europa League. Kjo edhe për faktin se skuadra e Kairatit ka luajtur thuajse gjysmën e sezonit dhe është në formë mjaft të mirë.

Ekipi i drejtuar nga ish-lojtari dhe ish-trajneri i përfaqësueses gjeorgjiane, Kakhaber Tskhadadze fitoi 1-0 përballë Akzhayik, në ndeshjen e javës së 20-të të kampionatit kazak. Goli i Isael pa kaluar një orë lojë i dha fitoren Kairatit, që mbetet rivali direkt i Astanës, në garën për titull në Kazakistan.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.