Kundërsulm dhe goditja nga distanca, ja plani i Izraelit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

15025603_1741530379506346_8998797907498366752_oIzraeli i vitit 2016 është më i dobëti në historinë e vetë, sa i përket pozicioneve që ka pasur në renditjen e FIFA. Gjithsesi, trajneri Elisha Levy ka në dispozicion futbollistë me kualitet të lartë, edhe pse e kanë të vështirë të zhvillojnë në lojë kompakte.

Në ndeshjet e fundit, është vënë re që mbrojtja dhe mesfusha kanë çaluar, duke lënë shumë hapësira për kundërshtarët, të cilët kanë arritur të shënojnë në të shtata takimet e fundit. Gjithsesi, edhe Izraeli është ekip me potencial ndëshkues dhe këtë e ka treguar në të katërta ndeshjet që numëron me trajnerin aktual.

Armët kryesore janë shpejtësia e kundërsulmit dhe goditjeve nga distanca. Tal Ben Haim dhe Eran Zahavi kanë një efikasitet vërtet shqetësues për rivalët që kanë përballë, ndërkohë që Hemed ka potencë dhe finalizim të një niveli të lartë.

Kjo nënkupton që për Shqipërinë, ka për të qenë një sfidë me përkushtim maksimal, në të kundërt do rrezikojë të mos realizojë objektivin e saj, që janë tri pikët. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.