Kupa e Afrikës, Senegali e Tunizia avancojnë më tej

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Kupa e Afrikës/ Pas eleminimit të vendit mikpritës të turneut, Gabonit të Aubameyang, Kupa e Afrikës humbet një tjetër skuadër që në vigjilje të saj renditej ndër favoritet. Bëhet fjalë për Algjerinë me lojtarë të njohur si Brahimi, Ghezzal, Slimani e Bentaleb. Eleminimi djeg shumë për algjerianët pasi nuk ja dolën të mposhtnin Senegalin që ishte kualifikuar duke u rikuperuar dy herë pas avantazhit të firmosur nga lojtari i Leicester Slimani. Përfundoi në barazim 2-2 por edhe një fitore nuk do të kishte shërbyer shumë pasi në Libreville, Tunizia shkatërroi 4-2 Zimbabuen, skuadrën e fundit të grupit duke rrëmbyer vendin e dytë, pas Senegalit.

Një ndeshje pa shumë histori ajo e Tunizisë që futi fitoren në kasafortë që në pjesën e parë falë golave në pjesën e parë të firmosur nga Sliti, Msakni, Khanissi dhe Khazri që shënoi nga pika e bardhë e 11 metërshit. Kur rezultati ishte 3-0 Zimbabue shkurtoi distancat me Musona ndërsa në pjesën e dytë Ndoro vulosi rezultatin final 4-2. Ndeshja e Tunizisë influencoi edhe në rezultatin e Algjeri – Senegal pasi algjerianëve ju prenë gjunjët kur morën vesh që Tunizia kryesonte 3-0. Dy golave të Slimanit ju përgjigjën në fillim Diop, pastaj Musa Soë. Në fund Algjeria provoi gjithsesi të siguronte një fitore nderi, por Senegali rezistoi. Në cerekfinale Tunizia do të ndeshet me Burkina Fason, ndërsa Senegali gjen përballë Kamerunin.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.