Kupa e Hollandës/ Katër të kuq e tre penallti për të eliminuar Rashicën

0
SHPËRNDAJE

Nakamba_rood_hervitI pabesueshëm eliminimi i Vitesse nga Kupa e Hollandës me një humbje 4-1 ndaj Heracles me kohën e rregullt që u mbyll në 1-1 por me tre gola nga ekipi vendas në shtesën 30 minutëshe. Por ajo që përben një rekord ishte se Vitesse, e cila kaloi e para në avantazh, u ndëshkua me plot katër kartonë të kuq brenda kohës së rregullt duke luajtur të gjithë shtesën me vetëm tetë lojtarë.

U ndëshkuan me të kuqe Kashia, Nakamba dhe Qazaishvili si dhe trajneri Bosz. U akorduan tre penallti për Heracles, dy të parat u humbën dhe e treta u shënua në ’94 duke e çuar ndeshjen në shtesë. Shqiptari Milot Rashica, që po shkëlqen në kampionat, u fut në lojë në ’95 që ishte edhe minuta e fundit shtesë e akorduar nga gjyqtari. Shumë të ashpër janë treguar drejtuesit e Vitesse me gjykimin sipas tyre krejtësisht të njëanshem e fajtor për eliminimin nga Kupa e Hollandës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.