Kupa e Italisë / ndalet Interi, Lazio kalon në gjysëmfinale

0
SHPËRNDAJE


Ndalet në 9 ecuria e fitoreve radhazi për Interin në të gjitha kompeticionet. Zikaltërit u eliminuan nga Kupa Italisë pasi u mposhtën 2-1 nga Lazio në San Siro pas një ndeshjeje spektakolare. Shprehja e 10-ta e vërteta ishte zhgënjyese për Interin që edhe pse bëri gjithcka për të përmbysur disavantazhin prej dy golash të skuadrës bardhekaltër nuk ja doli dot, duke u eliminuar nga cerekfinalet e Kupës së Italisë. Interi e niste me disa ndryshime në formacionin titullar, me trajnerin Stefano Pioli që ulte në stol kapitenin Icardi për t’i bërë vend Palacios ndërkohë që në fushë ishin që nga minuta e parë edhe Kondogbia e Banega. Në të 16-tën fati nuk ishte me Interin, pasi tentativa e Kondogbias, nga distanca u ndal nga shtylla.
4 minuta më pas në rastin e parë që krijoi Lazio gjeti golin e avantazhit. Felipe Anderson i mori kohën Ansaldit duke goditur saktë dhe duke mposhtur Handanovic-in. Ishin minuta më të mira për Lazion. Në të 31-tën Miranda katranosi gjithcka por nuk përfitoi dot Imobbile i cili goditi keq. Pak sekonda më vonë Felipe Anderson humbi një tjetër rast të artë duke u ndalur nga Handanovic. Pjesa e dytë me nisi me ndryshime në formacionin e Interit pasi Pioli hodhi në fushë Icardin dhe Joao Marion, për Palacion dhe Banegan. Por në mometin më të mirë të zikaltërve Miranda bëri një tjetër gafë duke konfirmuar se për të ishte një mbrëmje jo.

Pasi i dorëzoi topin Immobiles mbrojtësi brazilian e shtriu në tokë, sulmuesin italian të skuadrës kryqytetase. Gjyqtari Guida nuk kishte asnjë dyshim penallti për Lazion, dhe karton i kuq për Mirandën. Nga 11 metra distancë Biglia me një predhë e ndali topin në trekëndësh duke mos i dhënë asnjë shans Handanovic-it. Megjithatë edhe me një lojtar më pak Interi nuk u dorëzua por fati nuk ishte me Icardin i cili iu afrua në disa raste golit. Në të 76-tën Radu barazoi forcat në fushë duke marë kartonin e dytë të verdhë. Ndërkohë që Brozovic rihapi sfidën me golin e 1-2 në të 83-tën, por vetëm kaq, sepse përpjekjet e Interit për të barazuar shifrat nuk u konkretizuan, dhe në San Siro gjithcka u mbyll me fitoren 2-1 të Lazios, që fluturon në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë ku do të presë fituesin e ciftit Roma-Cesena.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.