Kupa e Shqipërisë/ Analiza e sfidave të sotme

0
SHPËRNDAJE

Grupi A

Ekipi i Laçit, fitues i Kupës së Shqipërsë 2014-15
Ekipi i Laçit, fitues i Kupës së Shqipërsë 2014-15

Laci – Besa (3-1)

Kurbinasit kanë arritur të fitojnë ndeshjen e parë 1-3 në Kavajë dhe pritet që ndeshja e dytë të jetë thjeshtë një formalitet. Trajneri Armando Cungu normalisht do të shplodh disa nga titullarët e tij duke parë se rradhën e ka një superndeshje në kampionat ndaj kampionëve ne fuqi të Skënderbeut.

Vllaznia – Pogradeci (1-1)

Sfida e parë në Pogradec ka qenë e kontestuar nga shkodranët, të cilët kanë kundërshtuar arbitrimin. Gjithsesi, sot ata i kanë të gjitha mundësit për të përmbysur situatën. Pritet një prani tifozësh, por që më tepër do të protestojnë ndaj dyshes Kalamishi-Grima. Ata kërkojnë dorëheqjen e drejtuesve në fjalë të cilët i konsiderojnë fajtor për situatën që po kalon skuadra e tyre e zemrës.

Apolonia – Shkumbini (2-2)

Në sfidën e parë dy skuadrat e Kategorisë së Parë janë ndarë në barazim. Tashmë në “Loni Papuciu” të besuarit e Artan Mërgjyshit kërkojnë të kalojnë në turin tjetër.

Bylis-Dinamo (1-0)

Skuadra e Bylisit ka arritur të fitoj ndeshjen e parë në fundin e takimit. Dinamo shkon me djemë të rinj në përbërje duke mos patur kupën si objektiv. Gjithsesi, djemtë e Allmucës nuk shkojnë të dorëzuar atje.

Lushnja-Luftëtari (1-0)

Lushnjarët kanë arritur fitore në sfidën e parë, por duke parë forcat e dy ekipeve që janë gati të barabarta, mbase mund të kemi suprizë në këtë takim.

Butrinti-Sopoti (0-5)

Rezultati i sfidës së parë ka arkivuar gjithcka për sa i takon kualifikimit. E vetmja gjë që do të mbahet mend nga kjo sfidë është mungesa e uniformave të sarandiotëve në sfidën e parë.

 

Grupi B

Kukesi1-660x330

Kukësi-Naftëtari (1-3)

Takimi i parë ka qenë një surprizë  e hidhur për të besuarit e Troisit, pasi Naftëtari ka arritur një fitore të madhe 3-1. Tashmë mbetet detyrë e domosdoshme për finalistët e edicionit të fundit që të përmbysin gjithcka në sfidën e kthimit.

Flamurtari-Orikumi (2-1)

Nuk ka qenë një ndeshje e lehtë e para midis komshinjëve. Kështu Flamurtari ka arritur fitore ndaj modestëve të Orikumit vetëm në fundin e sfidës. Sot luhet takimi i kthimit, ku pritet goleadë nga të besuarit e Stanislav Levit.

Teuta-Ada (5-1)

Është thjeshtë një formalitet për të besuarit e Gugash Maganit, rezultati i ndeshjes së parë ka mbyllur cdo histori. Në këtë sfidë pritet që Teuta t’i jap hapësira disa lojtarëve të rinj në mosh, të cilët kanë treguar cilësi dhe perspektiv në rradhët e “Djemve të Detit”.

Elbasani-Kamza (2-4)

Ndeshja e parë është mbyllur me fitoren e kamzalinjëve, por mbase ndeshje mbetet e hapur, edhe pse Elbasani është ende “jashtë shtëpie”, pasi s’mund të luaj në stadiumin e tij, aty ku pritet ndeshja historike Shqipëri-Serbi. “Elbasan Arena” është një “mollë” e ndaluar për skuadrën e drejtuar nga Muharrem Dosti.

Tërbuni-Burreli (0-0)

Sot pukjanët do të kërkojnë kualifikimin që mund të arrihet vetëm në rast fitoreje. Takimi i parë është mbyllur në shifrat e bardha 0-0.

Besëlidhja-Kastrioti (0-1)

Fitorja minimale në sfidën e parë në Krujë i ka lënë llogaritë ende të hapura midis Besëlidhjes dhe Kastriotit. Pritet një takim i rivalizuar sot në Lezhë.

Mamurrasi-Iliria (0-1)

Iliria e Fushë Krujës ka arritur të fitoj sfidën e parë minimalisht 1-0 ndaj Mamurrasit. Kjo ndeshje mbetet e hapur ku kualifikimi është i mundshëm për të dyja ekipet.

 

Shënim

Janë luajtur dje dy sfidat e para të Kupës së Shqipërisë, kur Partizani edhe pse është mundur 2-0 nga Korabi, është kualifikuar për në turin e dytë. Gjithashtu edhe Tirana ka arritur fitore ndaj Erzenit 2-0 dhe është kualifikuar. Ndërkohë që Skënderbeu duke udhëtuar për sfidën e Ligës së Europës do ta zhvilloj ndeshjen e tij në një tjetër datë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.