Kupa e Shqipërisë, Grupi A/ Kukësi dhe Skënderbeu pranë kualifikimit edhe pse me rezervat

0
SHPËRNDAJE

Janë mbyllur 3 nga 4 ndeshjet e Grupit A në Kupën e Shqipërisë, ku Kukësi ka fituar thellë në fushën e Erzenit, 1-4. Golat u shënuan nga Guri (2), Koldashi dhe Peposhi për kuksianët. Kelmendi i ka dhënë fitoren Skënderbeut në Lezhë, kurse ndeshja tjetë, Kamza-Teuta, u mbyll në barazim 1-1. Rezi e kaloi ekipin vendës në avantazh që në minutën e parë, por barazoi më pas Latif. Kualifikimi mbetet i hapur për në ndeshjen e kthimit në Durrës.

Ndeshja më e rëndësishme e këtij grupi, Tirana-Vllaznia, luhet në orën 18:00.

Ndeshjet e sotme

Erzeni-Kukësi 1-4

Shënues: Goxhaj 86’/Guri 8′, 14′, Koldashi 52′, Peposhi 88′

Besëlidhja-Skënderbeu 0-1

Shënues: Kelmendi 28′

Kamza-Teuta 1-1

Shënues: Rezi 1’/Latif 30′

Ora 18:00
Tirana-Vllaznia

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU