Kupa e Shqipërisë, Grupi B/ Flamurtari dhe Laçi hedhin hap të sigurtë

0
SHPËRNDAJE

Kanë përfunduar sot takimet e vlefshme për 1/8-at e Kupës së Shqipërisë, në një festivalë golash. Vetëm në Cërrik janë shënuar 7 gola, teksa Flamurtari nuk ka lënë asnjë histori në mes për takimin e ardhshëm, duke fituar me rezultatin 1-6 ndaj Turbinës. Një dopietë e sulmuesit Toungara, ndiqet nga Kamara, Liçaj, Hyseni dhe Hoxhaj. Ndërsa golin e vetëm për vendasit e ka shënuar Dollani në minutën e 60 të takimit.

Në ndeshjen e zhvilluar midis Lushnjës dhe Laçit, gjithashtu nuk ka shumë histori sa i përket kualifikimit. Goli i realizuar nga ana e Bushit dhe dopieta e Xhixhës, e bën të pavlefshëm golin e Pepës për vendasit në minutën e 70.

Por nëse në ndeshjet e tjera historia e kualifikimit është e përfunduar, në ndeshjen midis Bylisit dhe Luftëtarit ka ende për të diskutuar. Golave të Kolgegaj dhe Murataj të ekipit të Bylisit, iu përgjigjej Ramadani duke mbajtur në lojë Luftëtarin. Ndërkohë ditën e nesërme do të luhet edhe ndeshja e mbetur e këtij grupi midis Pogradecit dhe Partizanit.

Ndeshjet e sotme

Bylis-Luftëtari 2-1

Shënues: Kolgegaj ’14, Murataj ’22/ Ramadani ’85

Lushnja-Laçi 1-3

Shënues: Pepa ’70 Xhixha ’26, ’31, Bushi ’68

Turbina-Flamurtari 1-6

Shënues: Dollani ’60/ Liçaj (11-metërsh) ’18, Kamara ’30, Toungara ’39 ’84, Hyseni ’73, Hoxhaj ’82 (11-metërsh)

Nesër

Pogradeci-Partizani

S'KA KOMENTE

Comments are closed.