Kupa e Shqipërisë / Laçi nuk e ruan dot rezultatin

0
SHPËRNDAJE

Kupa e Shqipërisë / Laç ndëshkohet në kohën shtesë.

Është ndarë në barazim 1-1 ndeshja e parë e çerekfinale e Kupës së Shqipërisë mes Laçit dhe Skënderbeut, e zhvilluar në Laç. Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Kapanarit i cili shënoi në minutën e 69, por Osmani shpëtoi korçarët nga humbja duke gjetur rrjetën në minutën e 2-të të shtesës.

Me këtë rezultat, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja duket ndjeshëm më e favorizuar për t’u kualifikuar në ndeshjen e kthimit pas dy javësh në Korçë, por Laçi i Bledar Sinellës nuk është dorëzuar ende dhe do të japë gjithçka për të vazhduar rrugëtimin drejt trofeut që mbart një biletë për në Ligën e Europës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.