Kupa e Shqipërisë / Naftëtari fiton në minutën e 95-të

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Kupa e Shqipërise / Ka përfunduar në Kuçovë, ndeshja Naftëtari-Orikumi 3-2. Ndeshja e vlefshme për turin paraeliminator që u luajt në stadiumin “Bashkim Sulejmani” ka dhuruar emocione të larta për tifozët e pranishëm.

Orikumi e pa veten në avantazh 2-0 duke befasuar Naftëtarin. Autorët e golave për skuadrën vlonjate ishin Nurçe dhe Çapoj përkatësisht në minutën e 3-të dhe 13-të.

Por, në pjesën e dytë, skuadra kuçovare e drejtuar nga trajneri Brajan Fraholli përmbysi gjithçka në 3-2.

Jaupaj shënoi golin e parë për Naftëtarin në minutën e 29-të, ndërsa Allkanjari realizoi vetëm një minutë më pas duke barazuar shifrat në 2-2.

Fundi ishte një “thriller” i vërtet, pasi në minutën e 95-të, Naftëtari realizoi edhe golin e fitores falë shënuesit Redon Behari, i cili i dha fitoren bardhezinjve.

Me këtë sukses, Naftëtari kalon për më tej në Kupën e Shqipërisë dhe në turin e ardhshëm do të luajë kundër Partizanit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU