Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e kthimit do të luhen në të njëjtin orar

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Kupa e Shqipërisë / Pas ndeshjeve të para gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë që u luajtën në ditë të ndryshme, FSHF ka zyrtarizuar edhe axhendën për ndeshjet e kthimit.

Sektori i Garave pranë FSHF-së ka vendosur që të dyja ndeshjet, Teuta – Skënderbeu dhe Tirana – Besëlidhja të luhen në të njëjtën ditë dhe orë, kjo për të shmangur ndonjë dyshim të mundshëm të ndokujt në lidhje me skuadrat që do të kalojnë në finalen e Kupës.

Të dyja ndeshjet janë caktuar të luhen ditën e mërkurë më 19 prill, në orën 18:00.

KUPA E SHQIPËRISË

Gjysëmfinalet e kthimit

E mrëkurë, më 19 prill

Ora 18:00

Teuta – Skënderbeu

Stadiumi “Niko Dovana” Durrës

Tirana – Besëlidhja

Stadiumi “Selman Stërmasi” Tiranë

S'KA KOMENTE

Comments are closed.