Kupa e Shqipërisë, nesër shorti i gjysëmfinaleve

0
SHPËRNDAJE

imageKupa e Shqipërisë/ Ditën e nesërme, të mërkurën më 23 Mars do të hidhet edhe shorti i gjysëmfinaleve të Kupës së Shqipërisë. 4 skuadra do të diskutojnë mes tyre trofeun e dytë më të rëndësishëm në Shqipëri.  Në ambjentet e Federatës Shqiptare të Futbollit do të hidhen goglat që do të përcaktojnë dy çiftet gjysëmfinaliste. Shorti do të hidhet në orën 11:00 të ditës së nesërme. Katër skuadrat gjysëmfinaliste janë Laçi, Kukësi, Flamurtari dhe Skëndërbeu. Padyshim favoritët kryesorë në letër mbeten Skënderbeu dhe Kukësi, por edhe Flamurtari e Laçi kanë treguar se janë të rrezikshëm në këtë kompeticion pasi e kanë fituar në vitet e fundit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.