Kupa e Shqipërisë ngre siparin, ja çiftet më interesante

0
SHPËRNDAJE

Kupa e Shqipërisë/ Do të luhen sot ndeshjet e para të Kupës së Shqipërisë për sezonin 2015-2016. Në fakt Skënderbeu e luajti ndeshjen e tij përballë Tomorit të Beratit një javë më parë, teksa fitoi me rezultatin 3-0. Partizani do të luajë përballë Korabit në fushën e kompleksit “Internacional Tirana” në Pezë Helmes. Në këtë sfidë stafi teknik i të kuqve do të aktivizojë në këtë përballje lojtarët e stolit.12004073_433421890185546_5246106300218891101_n

Ekipi i Laçit, aktualisht kampion në fuqi do të përballet me Besën e Kavajës, ku padyshim kurbinasit janë favoritët kryesorë. Ndërkohë edhe pse Tirana e ka në transfertë ndeshjen ndaj Erzenit, të dyja klubet kanë rënë dakort që kjo të zhvillohet në kompleksin Skënder Halili. Padyshim bardheblutë janë favoritë kryesorë, teksa shijakasit vijnë pa pretendime përballë tyre. Bylisi do të luajë përballë Dinamos, teksa pritet gjithashtu që trajneri Canaj të bëjë rotacion duke hedhur në fushë lojtarët që kanë luajtur më pak këtë sezon. Flamurtari në krizë rezultatesh do të luajë përballër Orikumit një sfidë të lehtë në letër, teksa pritet që shumë titullarë të lihen pushim nga ana e stafit teknik, duke parë edhe nivelin e kundërshtarit.laci vs skenderbeu

Vllaznia e një mijë problemeve do të udhëtojë drejt Pogradecit në një sfidë të vështirë, duke parë edhe gjendjen e skuadrës shkodrane. Pritet që kuqeblutë të mos e kenë të lehtë, pavarësisht faktit se janë favorit kundër liqenorëve. Ndërkohë që Teuta ka një sfidë relativisht të lehtë përballë Adës, ashtu si edhe Kukësi përballë ekipit të Naftëtarit ku nuk diskutohej fitoret ndaj tyre.

Ja kalendari i plotë i turit të parë:
Korabi – Partizani
Besa – Laçi
Pogradeci – Vllaznia
Kamza – Elbasani
Shkumbini – Apolonia
Dinamo – Bylis
Luftëtari – Lushnja
Sopoti – Butrinti
Naftëtari – Kukësi
Erzeni – Tirana
Orikumi – Flamurtari
Ada – Teuta
Burreli – Tërbuni
Kastrioti – Besëlidhja
Iliria – Mamurrasi

S'KA KOMENTE

Comments are closed.