Kupa e Shqipërisë shkon në Vlorë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

basketboll-femra-flamurtari-superkupa-2015-ekip
Ekipi i Flamurtarit per femra

Flamurtari fiton trofeun e Kupës së Shqipërisë në Basketboll për femra. Skuadra vlonjate mposhti 79-72 Goga Basket në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” në Durrës, në një përballje të dominuar nga vajzat që drejtohen nga trajneri Viron Toska. Flamurtari e nisi me një ritëm të lartë takimin duke krijuar një shkëputje prej 20 pikësh që në periodën e parë me tabelën elektronike që shënonte 20-27, duke ua bërë të pamundur përmbysjen e rezultatit vajzave durrsake.

Goga Basket e ngushtoi ndjeshëm diferencën gjatë periodës së dytë me pjesën e parë që u mbyll 42-31. Loja u bë më interesante gjatë pjesës së tretë, ndërsa në fillim të periodës së katërt vlonjatet humbën për arsye dëmtimi pikën e tyre të fortë, Zykajn, por vetëm kaq, sepse triumfi përfundimtar ishte për Flamurtarin që shënoi 7 pikë më shumë se skuadra kundërshtare për ta cuar në Vlorë trofen e parë sezonal/supersport

S'KA KOMENTE

Comments are closed.