Kupa e Shqipërisë/ Skënderbeu nuk kursehet ndaj Mamurrasit. E mbyt me gola

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Kupa e Shqipërisë/ Ka përfunduar takimi i raundit paraeliminator i Kupës së Shqipërisë mes Skënderbeut dhe Mamurrasit, sfidë që u luajt në aneksin e stadiumit të qytetit të Korçës.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Ilir Daja fitoi me rezultatin e thellë 8-0.

Serinë e golave e hapi Shpend Kelmendi, për të vijuar më pas me dy golat e Muzakës, ndërsa Shkodra, Demte, Nespor realizuan nga një gol.

Sulmuesi Sowe realizoi dy golat e fundit për Skënderbeun në këtë sfidë, ndërsa korçarët kalojnë për në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë.

Skënderbeu-Mamurrasi 8-0

Shënues: Kelmendi, Muzaka (2), Shkodra, Demte, Nespor, Sowe (2)

Formacioni i Skënderbeut: Teqja, Taku, Radas (Mici 46′), Dita, Aliti, Muzaka (Shkodra 54′), Demte, Sahiti (Sowe 66′), Gripshi, Kelmendi, Nespor.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU