Kupa e Shqipërisë, zyrtarizohen oraret për ndeshjet e kthimit

0
SHPËRNDAJE

imageKupa e Shqipërisë/ Pas dy ndeshjeve të para gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë ku Laçi mposhti në shtëpi Skënderbeun 1-0 dhe Kukësi fitoi në transfertë me Flamurtarin me rezultatin 0-2, sektori i garave pranë FSHF ka përcaktuar oraret e dy ndeshjeve të kthimit. Të dyja sfidat që do të vendosin finalistët e Kupës do të luhen në të njëjtën datë dhe orë. Drejtuesit e Federatës kanë vendosur që të dyja ndeshjet do të luhen të mërkurën e ardhshme që përkon me datën 20 prill në orën 15:30. Skënderbeu do të presë Laçin në shtëpi për të synuar përmbysjen, ndërkohë që Kukësi thuajse i kualifikuar do të presë në “Zeqir Ymeri” skuadrën e Flamurtarit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.