Kupa e Zvicrës/ Altin Osmani hero, eliminim shokues i Grasshopper

0
SHPËRNDAJE

GC Spieler Yoric Ravet, rechts, wird von Koeniz Spieler Miguel Balvis von den Beinen geholt, im 1/16 Final Fussball Cup Spiel zwischen dem FC Koeniz und dem Grasshopper Club Zuerich, am Freitag, 18. September 2015, auf dem Sportplatz Liebefeld Hessgut in Koeniz bei Bern. (KEYSTONE/Alessandro della Valle)
Momente nga ndeshja (Foto: KEYSTONE/Alessandro della Valle)

Ka qenë një ndeshje që as vetë nuk e kishte imagjinuar për futbollistin shqiptar të Köniz, Altin Osmanin i cili me një dygolësh të mrekullueshëm eliminoi të premten ekipin me famë të Grasshopper në raundin 1/16 të Kupës së Zvicrës. Ka qenë një 11-metërsh i realizuar saktë në ‘5 dhe goli tjetër tre minuta nga fundi i takimit që kanë vulosur rezultatin 3-1 që kualifikon për më tej ekipin Köniz të kategorisë së tretë.

Ndërkaq ekipet e tjera me futbollistë që zotërojnë shtetësi shqiptare luajnë sot si Zurich (Armando Sadiku, Burim Kukeli, Berat Gjimshiti), Basel (Taulant Xhaka, Shkëlzen Gashi, Albian Ajeti, Naser Aliji), por do të kemi edhe përplasje mes shqiptarëve si Schaffhausen (Imran Bunjaku, Haxhi Neziraj) kundër FC Wil (Gjelbrim Taipi) dhe Xamax (Agonit Sallaj) kundër Luzern (Jahmir Hyka, Fidan Aliti, Migjen Basha).

S'KA KOMENTE

Comments are closed.