Kupat e Europës / Kukësi dhe Skënderbeu njohin gjyqtarët

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Kupat e Europës / Janë përcaktuar gjyqtarët që do të gjykojnë ndeshjet e kthimit të Kukësit në Champions League dhe Skënderbeut në Europa League.

Irfan Peljto do të gjykojë ndeshjen e kthimit Kukësi – Sheriff Tiraspol që do të luhet ditën e mërkurë. UEF ka caktuar 32-vjeçarin boshnjak për të arbitruar këtë takim.

Ndërkohë që danezit Jens Mae i është besuar takimi mes Skënderbeut dhe Kairat Almati që do të zhvillohet ditën e enjte. . 35-vjeçari ka stemën e FIFA-s që nga viti 2014, por ka drejtuar më shumë në ndeshjet e përfaqësueseve të moshave sesa në kompeticionet europiane.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU