Kuqezinjtë akomodohen në Elbasan, FSHF: E vërteta e aksidentit

0
SHPËRNDAJE

Rreth orës 18:30 të ditës së sotme, Kombëtarja kuqezi është kthyer në Shqipëri, teksa në aeroport janë pritur nga një numër i madh tifozësh dhe mediave. Por duke mos folur për asnjë prej tyre, ndërsa janë ndalur vetëm për të bërë foto me dashamirësit. Ndërkohë që ndryshe nga sa mendohej në një moment të parë, skuadra e udhëhequr nga trajneri De Biasi ka marrë rrugën direkt drejt Elbasanit. Aty ku është akomoduar, dy netët përpara ndeshjes, në hotel “Univers”. Në një kohë që të dielën është në program edhe seanca e fundit stërvitore para përballjes.
shqiperiKurse Federata Shqiptare e Futbollit ka sqaruar se nuk ishte një aksident i autobusit të Kombëtares, ai që detyroi kuqezinjtë të merrnin taksi për të vajtur në stërvitjen e planifikuar në tokën daneze. “Duam të qartësojmë mediat dhe opinionin publik në lidhje me lajmin e përhapur në media për perplasjen e autobuzit të ekipit kombetar me një taksi në Kopenhagen gjate rrugës për në stervitje, se ai nuk është i saktë. Autobusi, që shkonte sot për stërvitjen e planifikuar në Kopenhagen, është bllokuar në trafik, për shkak të një aksidenti që kishte ndodhur në qendër të qytetit. Për kete aresye, lotaret dhe stafi kane arritur ne qendren stervitore, duke perdorur taksi, për të evituar këtë anomali të krijuar, nga pështjellim i trafikut”, ka përfunduar sqarimi i ardhur nga zyra e shtypit në FSHF.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.