Kuqezinjtë kalojnë natën në Kopenhagen, sot edhe një stërvitje aty

0
SHPËRNDAJE

shqip
Ajeti, Sadiku, Xhimshiti, Aliji e Lenjani ne autobus duke u kthyer ne hotel

Megjithëse ndeshja e radhës ndaj Portugalisë është vetëm në fillim të javës së ardhshme, kuqezinjtë nuk kanë në program rikthimin e menjëhershëm në tokën shqiptare. Sonte, De Biasi dhe skuadra, bashkë me të gjithë stafin, kanë preferuar ta kalojnë natën në Kopenhagen. Aty ku madje kanë caktuar edhe një stërvitje të fundit, pikërisht gjatë ditës së shtunës, përpara se të marrin rrugën drejt Rinasit. Për t’u vendosur më pas në mbrëmje në rezidencën e zakonshme të Durrësit.
Teksa vetëm pasditen e së dielës është parashikuar zhvendosja në Elbasan, aty ku të hënën do të luhet sfida e shumëpritur me Portugalinë e Cristiano Ronaldos. Pra. brenda 48 orësh, kuqezinjtë do të spostohen nga Kopenhageni në Elbasan, teksa gjatë kësaj periudhe duhet përgatitur sa më mirë sfida ndaj luzitanëve.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.