Kur arbitri prish ekuilibrat

0
SHPËRNDAJE

Një penallti e padhënë për Durrësin dhe me sa duket pendimi për mosdhënien e saj nga arbitri Jorgji, bëri që loja t’i dilte jashtë kontrollit duke u bërë nga ky moment faktor për ngjarjet në fushe dhe madje rezultat.

E famshmja teori e kompensimit, që në fakt shumëfishoi gabimet tashmë me vetëdije të arbitrit, bëri që një lojtar i Durrësit të mos merrte direkt të kuqen, të jepej një penallti shumë të diskutueshme për vendasit dhe pastaj një karton i dytë i verdhë (d.m.th i kuq) po ndaj një lojtari të Durrësit bënë që tensioni në fushë të rritej dukshëm, ekuilibrat e lojës të prisheshin.

Mëkat në fakt ky rendiment i dobët i arbitrit në një ndeshje që kishte dhe “misionin” e shpërlarjes së imazhit të ulët që disa ndeshje të tjera kohët e fundit dëmtuan rëndë cilësinë e aktivitetit futbollistik shqiptar. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.