Kur futbolli rrit lindjet

0
SHPËRNDAJE


ShiwBIZ / Europiani 2016, i zhvilluar në Francë verën e kaluar, kishte protagoniste absolute Islandën e cilësuar si “Hirushja” e turneut, jo vetëm për rezultatet surprizë, por edhe për festimet unike të tifozerisë.

Një datë në veçanti do të kujtohet gjatë në vendin skandinav: 27 qershori 2016, kur fitorja 2-1 ndaj kombëtares angleze vlejti edhe kualifikimin në fazën çerekfinale të kompeticionit.

Asokohe, golat e Sigurdsson e Sigthorsson përmbysën avantazhin e fillimit me penallti të Ëayne Rooneyt, në një mbrëmje në Nicë që fitoi kopertinat.

Por përveç zhurmës së duartrokitjeve në sinkroni të plotë, festim unik i futbollistëve me tifozët, suksesi u celebrua edhe në Islandë.

Siç tregon gazeta nordike “Visir”, 9 muaj më vonë po regjistrohen nivele të larta të lindjeve në spitalet skandinave dhe numër rekord anestezish epidurale. “Praktikisht lindja e një brezi të ri vikingësh. Brezi i Euro 2016”, e cilësoi me ironi gazeta islandeze.

Kombëtarja islandeze e futbollit luajti ndeshjen e fundit para pak ditësh, në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, ku fitoi 2-1 ndaj përfaqësueses së Kosovës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.