Kur Hasan Lika e refuzonte Gurin tek Partizani

0
SHPËRNDAJE

Tri sezone me parë Partizani nën drejtimin e Hasan Likës hodhi hapat e para në Superligën Shqiptare pas vuajtjeve të pamerituara në kategoritë inferiore. Me afrimin e shumë lojtarëve të talentuar, pas rikthimit në mes më të mirëve, Partizani arriti të forcoj sërish rrënjët e tij. Ndërkohë që Minuta90.com mëson faktin se Sidrid Guri, ka qenë një nga lojtarët e sygjeruar për trajnerin Hasan Lika, asokohe në rradhët e Partizanit, por është refuzuar nga ky i fundit.Sindrit-Guri_Kukesi-658x473Por ja që edhe bota e futbollit është shumë e vogël, aq e vogël sa sot Guri dhe Lika janë takuar sërish, e nëse analizon temperamentin kërkues të presidentit Gjici, kuptohet qartë se qëndrimi i Hasan Likës, në krye të pankinës është varur nga goli i Gurit, pikërisht atij lojtari që 3 vite më parë teksa Vllaznia gabonte duke e lënë të lirë, Lika e refuzonte të vinte tek Partizani i tij. Sot është ironia e fatit që i dhuron Likës pjesmarrjen në Europa League kundër Austrisë së Vjenës pikërisht nga “koka e Gurit”./Minuta90.com

S'KA KOMENTE

Comments are closed.