Kur humbja e tejkalon vetvehten

3
SHPËRNDAJE

Opinion nga Fredi Selita

Fredi Selita
Fredi Selita

Më shumë se humbja, kjo e radhës tregoi zbuluar vërtetësinë e një ekipi që madhështinë ja jep vetëm mbështetja e pakufizuar tradita historike dhe fanella e rëndë .Edhe pse afrimi i trainerit Daja ndryshoi diçka, për hirë të së vërtetës, gëzoheshim , por asnjëherë nuk po shikonim “tym të bardhë” . Kishte kohë që kishim dëshirë t’ja besonim fitoret e “gënjeshtra” Tiranës, që i ngjanin më shumë atyre rastësore se sa ishin fryt i një loje apo strategjie loje. Takimi derbi ishte një rast ku futbollistët e saj të tregonin, në mos profesionalizmin e munguar, së paku grintën dhe dëshirën se ishin të denjë ta mbanin këtë fanellë.

Foto nga derbi i fundit Partizani-Tirana
Foto nga derbi i fundit Partizani-Tirana

Takimet e tilla i kanë specifikat e tyre teksa me një fitore ato të japin mundësinë të “rikuperosh” mungesën jo të mirë klasifikuese, së paku tek tifozeria. Kështu ndodh kudo edhe nëse nuk është mire në klasifikim Torino kur fiton me Juventusin kryesues, ja bëjnë hallall, por një gjë është e sigurt, përballë tifozerisë së tyre futbollistët janë gladiator, ndërsa tek Tirana pamë vetëm balerinë të çorroditur dhe të pamotivuar . Edhe Tirana e pati një rast të tillë, në këtë derbi. Futbolli është i tillë, që të vlerëson edhe kur nuk të vjenë rrezultati, ndoshta edhe pse i vështirë në kësi takimesh, por sërishmi ta jep këtë rast. A nuk ishte kështu në humbjen me Skënderbeun ? Më shumë se asnjëher tjetër Tirana kishte rastin që të “mbulonte”gjithë këtë bllof paraqitjesh dhe rrezultatesh të deritanishme. Edhe pse fituesi nuk gjykohet, por Tiranës nuk mund t’i vijë më ndonjë rast kaq i mirë, ku përballë pati një Partizanë që kishte një turrmë futbollistash dhe që ndryshimin nuk e bënë ata, por mungesa e kundërshtarit të tyre në fushë.

Trajneri Ilir Daja dhe presidenti Refik Halili gjatë prezantimit
Trajneri Ilir Daja dhe presidenti Refik Halili gjatë prezantimit

Përpos paraqitjes katastrofike të ekipit të Tiranës, ajo që ra në sy në derbin e radhës ishte mbështetja e madhe që pati Partizani nga “shokët” e qeverrisë dhe partisë me prezencën e tyre në tribunën VIP .Kjo është mëse normale, por kur shikon nga që ana tjetër që tifozeria VIP ishte aq e “jetime”, një frikë e persekucionit tradicional, që i është bërë nga sistemi i kaluar FK Tiranës të tremb. FK Tirana dhe tifozeria e saj kanë qenë historikisht rebele dhe kundërshtare ndaj regjimit të kaluar, edhe pse kjo mazhorancë ngjanë vetëm në prejardhje, sërishim shenjat tregojnë se bijtë janë po aq fanatik sportivisht . Madje antikapi që ndoshta nuk duhet të jetë aq nënvlefsuese është edhe vetë presidenti Halili, i cili nuk ngjanë me tifozerinë e Tiranës. Natyrisht këto janë grimca që përbëjnë të tërën, por kur shikon që Kryetari i Bashkisë i bënë karshillëk ekipit të qytetit të tij, kjo është një thirrje për ta vlerësuar gjendjen ndryshe. Madje pse jo si dikur kur Tiranën nuk mundi ta mposhte as nomenklatura diktatoriale. Ndoshta nuk është vonë që FK Tiranën duhet ta drejtojnë ata që janë të ngjashëm.

3 KOMENTET

  1. Frojdi o selits i vjeter thote qe mbas disa kohesh viktima dashurohet me dhunuesin.Edhe mbas 25 vitesh sju ka kaluar sindromi i vetepersekutimit.Sa kohe vazhdojne perrallat bardheblu ,aq do vazhdoje dajaku i kuq.17 Nentori ishte i persekutuar!?!?!.Shpjegoju tiraonsve ca u be ne ’73 me Tiraonen.Tre faza me shpetu Tiraonen.Mire ben,Partizani s’ mund te rrinte pa viktimen e veteshpallur.O selits i vjeter sa vite ka qe Tiraona antikomuniste voton per ” cunat e bllokut”,baballaret e te cileve persekutuan Tiraonen.Ka shume si ty tifoza Puna e Tiraones,se aya qe njoh une jane zoterinj e jane tamom tironsa.Ne ka kategori popullsie e perbuzur dhe e persekutuar ,ishin katundaret e Tiranes dmth selitsit.Ca gallate mbas ’90,ekipi Shprefeja naten luftonte komunizmin e diten luante futboll.Shembull ishte Tit Dibra dhe Bixh Balerina.Rrofte Haxhi Qamili dhe Babe Myslymi ene Xhiu ene Lomi.

Comments are closed.