Kur Johan Cruyff ishte i Milanit

0
SHPËRNDAJE

cruijff milan squadra-k2qB-U1401139631568JTE-620x349@Gazzetta-Web_articolo
Cruyff me Milan

Ishte 16 qershori i vitit 1981. Koha kur Silvio Berluscoi, që ende nuk ishtë bërë president i Milanit, organizon një turne për të promovuar futbollin duke e transmetuar në kanalin e tij televiziv Canale 5. Në turne do të luanin vetëm ekipet që kishin fituar Kupën Ndërkontine-ntale dhe të gjitha ndeshjet bëheshin në San Siro.

Por Berlusconit i lind një ide gjeniale. I kërkon leje Ajaksit dhe sjell te Milan vetë Johan Cruyff që i kishte mbushur 34 vjetët por që klasin vazhdonte ta kishte atë të zakonshmin, të përsosur! E kështu për një turne, Cruyff veshi fanellën e Milan, madje i qëlloi të luajë edhe kundër një ekipi hollandez si Feyenord. Nuk e gjeti rrugën e rrjetës por për tifozët e Milanit, mjaftoi ta shikonin njëherë idhullin e tyre me fanellën kuqezi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.