Kur të pikon çatia jote mos u merr me të botës

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Trajneri Armando Cungu, është tepër i saktë në punën e tij. Ndërkohë që fryma e luftës së egër sportive e injektuar tek lojtarët e Vllaznisë është edhe celësi i suksesit së Vllaznisë në sezonin e fundit.

Vllaznia-1-653x420 (1)

Vec anëve të mira, Cungu si cdo njëri ka edhe anët e tij negative. Një ndërto është edhe inventimi i problemeve. Nëse gazetat shkruajnë të pavërteta sigurisht nuk është mirë. Por ky fakt nuk i prish asnjë punë Cungut dhe të tijve, fundja edhe gara ende s’ka filluar. Dhe pa aprovimin e tij askush s’mund të futet tek Vllaznia. Por kjo luftë tip “Don Kishoti” askujt nuk i nevojitet. Përkundrazi nxjerr në pah hera herës faktin se tek Vllaznia nuk mund të qëndrojnë pa probleme.Deklarata e Cungut ndaj merkatos mediatike

Por nëse i hedh një sy Vllaznisë në stërvitje, të mjafton një foto për të kuptuar se kësaj skuadre i pikon çatia e saj dhe s’ka se si të merret me të komshiut, pra merkaton mediatike. Në rradhë të parë një skuadër me tradita kërkon të përfaqësohet që në uniforma denjësisht.Vllaznia shumengjyreshe ne seancat stervitore

Mos thoni është problem financash se me 500 lekë të reja copa gjeni fanella në firmat e veshjeve sportive. Normalisht kur kërkon që mos të prekesh as në mënyrë indirekte, qoftë edhe nga ana mediatike, do të thotë se kërkon të jesh 100% profesionistë dhe shumë mirë bënë. Por ndërroja një herë uniformat skuadrës, vishi ata me një ngjyrë, me një logo dhe më pas kërko problemet e tjera në media e menaxherë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.