Kur UEFA i sheh si qengja huliganët dhe tremb Skënderbeun

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Mirë, të gjithë e pranojmë pa kundërshti që si pritës të ndeshjes, “fatura” nuk do shumë mend që do të binte mbi Kukësin. Ishin apo jo tifozët verilindorë (thuhet që ka pasur elementë nga grupimet “Ultras Guerrils” dhe “Tirona Fanatics”), të cilët hodhën atë çakmakun, që më pas u shndërrua deri në gur në kokën e Dudës. Edhe që do të humbej ndeshja në tavolinë dihej, bashkë edhe me gjobën e majme që do të vinte, siç kishte ndodhur në 2013-shin me klubin kuksian, për episode shumë të buta të ndodhura me protagonist tifozët gjatë ndeshjeve me Flora Tahlin, Sarajevën e Metalurgun.

fanPo ajo që habit ishte fakti që nuk i hyri asnjë gjemb në këmbë Legias, tifozët e të cilës duket sikur kanë qenë më të urtit. A thua se nuk ishin ata që bënë provokime me tri gishta, apo edhe që tentuan t’u vërsuleshin kukësianëve duke çarë kordonin e policisë. Fatmirësisht, polakët nuk kishin ardhur edhe aq të shumtë në numër, se kushedi sesi do të kishte përfunduar përleshja mes tyre. Dhe ndeshja do të kishte kaluar në plan të dytë.

Sipas një komunikate të nxjerrë ditë më parë nga vetë UEFA, mbi Legian rëndonte akuza e hedhjes së objekteve në fushë e lojës. Ku i dihet, prej andej mund të ketë fluturuar edhe ai çakmaku, a guri që goditi Dudën. Fundja, ata të pirë kanë qenë. Deri në fillimin e ndeshjes, me ç’do merreshin tjetër, përveçse të deheshin? Por si përfundim, kur ka ardhur puna te marrja e vendimit, akuza e ngritur as që është llogaritur fare. Disiplinori nuk mori mundimin as minimumi t’u japë një gjobë polakëve. A thua se ishin më shembullorët e të rënë nga qielli…

huliFakt është që UEFA e kishte konsideruar ndeshjen Kukësi-Legia si të rrezikshmërisë së lartë, duke marrë masa ekstreme sigurie. Dhe shkaku kryesor ishin pikërisht ultrasit e Legias, të famshëm për huliganizmin e tyre në rang europian e më gjerë. Ja që papritmas, ata u bënë ‘të urtët e dynjasë’. Ndërkohë që imazhet, krejt lehtë të aksesueshme edhe në Youtube, tregojnë se në një mënyrë a në një tjetër, kanë qenë pjesë e trazirave për të cilat “e hëngri” vetëm Kukësi. Tifozët e Kukësit mund të jenë edhe më të këqijtë e barbarët në botë (siç i kanë përshkruar mediat tona), por as ata të Legias nuk janë aq qengj, siç indirekt i ka pikturuar UEFA.

leg

Nuk duam të bëhemi dashakeqës, megjithatë faktet bërtasin me të madhe. Kjo është një tjetër e dhënë, se synimi i vetëm i UEFA-s ishte dhe është se si të nxjerrë inatin me shqiptarët. Jo më kot kishte caktuar edhe atë delegatin holandez, i cili nuk falte as “frymëmarrjen” më të vogël. Platini na e ka mbajtur vath në vesh, që i bëmë kryengritje për padrejtësinë e Beogradit! Le të lusim Zotin që nuk do të ketë sajuar ndonjë “rreng”, për të mos lënë Skënderbeun të hyjë në histori…

 

 

 

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.