Kuriozitete pas shortit të “play-off”-it për Champions

0
SHPËRNDAJE

champ-Spanja mund të bëhet shteti i parë që dërgon pesë skuadra në fazën e grupeve, nëse Valencia do të fitojë në “play-off”. Kjo vjen nga që Sevilja është kualifikuar direkt në grupe, përderisa është fituesja e Europa League.

– Skënderbeu, kampion i Shqipërisë dhe Astana e Kazakistanit mund të bëhen skuadrat e para të këtyre dy shteteve respektive në fazën e grupeve të Champions League.

– Plot 9 skuadra që marrin pjesë në “play-off”, kanë qenë të pranishme në fazën e grupeve të edicionit të vjetshëm të Champions League: Bayer Leverkusen, Sporting Lisboa, Basel, Shahtjor Donetsk, CSKA Moskë, Monako, Bate Borisov, Malmo dhe Apoel.

-Asnjë skuadër e hyrë në lojë në turin e parë paraeliminator nuk arriti të kualifikohet në ”play-off”, ndërsa plot nëntë nga dhjetë skuadrat që hynë në turin e dytë eliminator, kanë mundësinë të kualifikohen në fazën e grupeve.

-Vetëm dy skuadra kanë arritur gjysëmfinalet, duke u nisur nga faza e “play-off”-it: Bajern Mynih në vitin 2012 dhe Lyon në 2010.

-Plot 27 Federata kanë pasur të paktën një herë një fituese të “play-off”. Spanja, Gjermania dhe Anglia udhëheqin me 5 ekipe fituese.

-Skuadrat me më shumë “play-off”-e të fituar janë Arsenali 4 herë, Apoel, Bate dhe Basel nga 3 herë. Ekipet që kanë marrë pjesë më shumë në “play-off” janë pesë: Apoel, Arsenal, Basel, Celtic dhe Dinamo e Zagrebit.

– Turqia është vendi që ka pasur më shumë përfaqësime në “play-off”, 3 të tillë, pa fituar asnjë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.