Kurir: Tremben shqiptarët, frikë nga trazirat serbe

0
SHPËRNDAJE

Mediat serbe i bëjnë jehonë shkrimit në gazetën sportive “Sport Ekspres”, në të cilën shkruhej se policia shqiptare dyshonte se në Tiranë kishin ardhur grupe serbësh me qëllim për të krijuar trazira. Ja çfarë shkruan “Kurir”:

“Gjuetia për serbët” – ky ishte titulli kryesor në gazetën shqiptare Sport Expres. Siç u tha më tej, kjo bëhet për arsye se ekziston një mundësi e madhe që tifozët serbë të shkaktojnë probleme në ndeshjen e ardhshme e cila mbart mjaft tension.”

Artikulli që i referohet Kurir
Artikulli që i referohet Kurir

“Shqiptarët pohojnë se serbët janë infiltruar tashmë në shoqërinë e tyre në mënyrë që të shkaktojë kaos dhe rrëmujë në ditën e ndeshjes , e cila do të luhet në 8 tetor në Elbasan. Me sa duket ata janë iniciuar edhe nga disa “turistë” që u panë në liqenin e Tiranës, ku hodhën edhe foto në Facebook.”

“Policia shqiptare është vënë nën alarm për këtë gjë, pasi tifozët serbë nuk do të lejohen në “Elbasan Arena” por të pranishëm do të jetë vetëm një delegacion prej 100 personash.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.