Kush do fitojë? Nxënësi apo mësuesi?

0
SHPËRNDAJE


Aitor Karanka ka vetëm fjalë të mira për Jose Mourinhon, para ndeshjes mes Middlesbrough e Manchester United që zhvillohet në “Old Trafford”
Trajneri i Middlesbrough Aitor Karanka, ka lavdëruar atë të Manchester United Jose Mourinhon, para përballjes në “Old Trafford”. Karanka ka qenë ndihmës i portugezit sa ishin në Real Madrid dhe ka vetëm fjalën të mira për portugezin, që falë tij thotë se gjendet sot në Premierligë.

“Kam kaluar tri vite të mrekullueshme në Madrid. Do të jetë diçka e mirë që të takohem me të dhe pas ndeshjes do të pimë verë, birra apo diçka tjetër”, tha Karanka.

“Më duhet ta falënderoj atë dhe stafin e tij, pasi falë tyre unë jam sot trajner në Premierligë. Ata më dhanë këtë mundësi dhe kam mësuar shumë prej tyre. Kam marrëdhënie të mira me ta”, shtoi Karanka, i cili thotë se Middlesbrough do t’i kërkojë pikët e plota në “Old Trafford”.

“Në asnjë ndeshje nuk hyjmë për barazim, andaj edhe në “Old Trafford” shkojmë për fitore”, përfundoi Karanka.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.