Kush e mban përgjegjësinë tek Flamurtari?

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Skuadra e Flamurtarit ndodhet në një situatë shumë të keqe, madje të papranueshme për investimet serioze të kompanive turke që investojnë në klubin vlonjatë. Ndërkohë që humbja ndaj një rivali direkt si Vllaznia është shumë domethënëse për të konkretizuar krizën e vlonjatëve. Por ajo që bie në sy është fakti që askush në kampin kuqezi nuk merr përsipër situatën që po kalohet.

Trajneri Zekeria Ramadani, deklaron se skuadra ka mposhtur veten! Por lind pyetja spontane: Kush e drejton këtë skuadër? A ka përgjegjësi trajneri? Cfarë zgjidhje ka ai për të dal nga kjo situatë? Gjithsesi më mirë përgjegjësit e tij i dinë drejtusit që i kanë besuar drejtimin e skuadrës.

Ndërkohë që edhe lojtarët nuk bëjnë veten me faj. Të paktën në media askush nuk e ka pranuar dicka të tillë. Por këtë situatë padyshim ata kanë qenë “guzhinierët” e parë që e kanë gatuar.

Moment nga ndeshja historike Flamurtari 1-0 Barcelona

Përpara pergjegjësisë se emrit të madh Flamurtarit dhe traditës së trashëguar të Vlorës apo tifozëve, kush do të japi shpjegime për këtë situatë “gremine” ku ndodhet skuadra që dikur mundte Barcelonën e madhe?…

S'KA KOMENTE

Comments are closed.