Kush është djaloshi me numër 4?

0
SHPËRNDAJE
Loading...

“Hey … Kush është ai djaloshi me fanellën me numrin katër? T’a marrim në skuadër.” Mendimet, fjalët e Massimo Morattit, i magjepsur nga ky fenomen që i shmang kundërshtarët në depërtim, si Alberto Tomba, me i miri i periudhës. Ai ishte një farë Javier Zanetti, që mbërriti në Itali në hijen e Rambert.
image
Një tren lart dhe poshtë për atë krah, i palodhur, bujar, një luftëtar i lindur. Me përparime të pakufizuara. Presidenti i sapozgjedhur i Interit ra në “dashuri” menjëherë me të. Ai “djalosh” u bë një mit, një legjendë për popullin e Inter. “Cili është emri yt?” E pyti më këmbëngulje Moratti. Tani e dinë edhe shkëmbinjtë. Naftëtari nga Milano bën blerjen e tij të parë, Javier atëherë u kujtua së kështu kishte ardhur edhe edhe impakti me zikaltërit. “Mbërrita në pushimet me Cavalese, vetëm, me një qese supermarketi në dorë, dhe ishin vetëm dy gazetarë pritje. Isha vetëm 22 vjeç, të cilat ende nuk i kisha mbushur, ishte sfida e jetës dhe një rast për një hap të madh. Kisha pak emocione, ishte gjithçka e re, ekipi, shokët e skuadrës, Italia. Mendova në fillim se Interi do të më huazonte për të fituar eksperiencë, por përkundrazi…

image
Njëzet vjet më parë debutimin e tij në Serie A, në ndeshjen Inter-Vicenza më 27 gusht 1995. “Unë nuk e kam harruar herën e parë, aq kë tepër që ajo ishte edhe ndeshja e debutimit në kampionat. 1-0, me një gol nga Roberto Carlos. Aty ishte San Siro që hyri në zemrën time. Një stadium fantastik, por vetëm pas tre minutash të kaluara për herë të parë un isha i tëri në ankth. Pra, Inter u bë jeta dhe historia ime,”: fjalët që Zanetti ka lëshuar kohë më parë për Corriere dello Sport. Menjëherë 22 vjeçar në formacion me 32 ndeshje në sezonin e parë. Që atëherë nuk ka ndalur se luajturi në formacion duke arritur 858 paraqitje për Interin. Numri 4 në fanellë pronar në krahun e djathtë, por që gjithashtu mund të luajë edhe në të majtë edhe nga brënda, me një rendiment të garantuar. Gjithmonë një beniamin i tifozërisë së Inter për 19 vjet me rradhë, dhe ende pronar i absolut i shumë zemrave zikaltër.

Nofulla dhe këmbët alla Rummenigge, asnjëherë asnjë fjalë jasht normales. Dhe pastaj marshimi i madh, por këmbë sjellshme, këmbëve që dukeshin të thyera, por shpesh ka luajtur thjeshtë. Por disa rekorse i ka bërë gjithsesi. Lojtari me më shumë ndeshje i Interit që ka luajtur ndonjëherë. Lojtari i huaj me më shumë paraqitje në Serie A. Lojtari me më shumë ndeshje me Kombëtaren e Argjentinës, por mbi të gjitha kapiteni më i suksesshëm në historinë e Inter, me plot 16 trofe të fituar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.