Kush është Kristofor Kolombi për Izair Eminin?

0
SHPËRNDAJE

vardari_kampion_izair_emini_go
Emini te Renova

Izair Emini, futbollisti i skuadrës së Kukësit tashmë po i cmend të gjithë. Në media apo rrjete sociale ka filluar gara se cili ishte ai person që zbuloi talentin e shqiptarit nga Tetova. Tashmë që Emini po shënon të gjithë kërkojnë të marrin merita për këtë “zbulim”.

Duket pak a shumë si historia e Kristof Kolombit në zbulimin e Amerikës, nëse historia do të kishte pak nuanca ironie. Emini ka zbuluar veten e tij me talentin që ka, ai me fjalë pak e punë shumë, po tregon vlerat e tij në kampionatin shqiptar.

Zbulim mund të quash një lojtar 17-18 vjecar që trajneri e provomon dhe i beson, por një futbollist që një vit më parë ka shënuar 20 gola në kampionatin maqedonas, padyshim flet edhe vetë statistika për aftësitë e tij, e nuk nevojitet ndonjë shkencë e madhe për të kuptuar talentin e tij.

izair_emini_dhe_nderim_nexhipi
Emini dhe Nexhipi te Shkëndija

Për më tepër, edhe nëse në pjesën e parë të këtij sezoni ka shënuar më pak, ata që e njohin Eminin, e dinë historinë e tij me ish-klubin Renova, të cilët i kërkonin me ngulm rinovimin, pasi lojtari nuk pranonte, Renova nuk e aktivizonte.

Përse mos t’ja japim meritën menaxherit që e ka propozuar te Kukësi? Apo si gjithnjë, kur del “gocë” e ka fajin agjenti, kur del “cun” meritat i merr klubi. Për më tepër, kjo temë e ngritur spontanisht nuk i shërben aspak momentin të lojtarit, edhe pse ai duket tepër modest në natyrën e tij dhe vështirë se kapet nga euforia.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.