Kush ja dha premion Vllaznisë?

0
SHPËRNDAJE

Superiorja / Pika e marrë ndaj Partizanit këtë të diel, veç vendit të katërt në renditje ka sjellë edhe të mira materiale për Vllazninë.

Lojtarët e ekipit shkodran kanë marrë një premio të majme duke mbushur xhepat, edhe pse ndeshja doli vetëm barazim teksa shifrat kanë qenë të mëdha në disa mijëra euro.

Sipas asaj që shkruan Panorama Sport, premio për çdo lojtar të Vllaznisë ka qenë plot 500 euro. Kjo premio e majme i është shpërndarë skuadrës pas ndeshjes me Partizanin dhe këta të fundit kanë mbetur mjaft të kenaqur nga kjo gjë.

Megjithatë, aludimet kanë filluar menjëherë nga i gjithë opinioni sportiv duke hedhur idenë se ky shpërblim për lojtarët e Vllaznisë mund të ketë ardhur nga ana e presidentit të Kukësit, Safet Gjici. Veç ekipit shkodran që pas këtij barazimi u ngjit në vendin e katërt përfitoi edhe skuadra verilindore për të rimarrë edhe njëherë kreun.

Pavarësisht kësaj çdo gjë mbetet në vrazhdën e aludimeve, por padyshim premio ka shërbyer që të ngrejë moralin e lojtarëve të Vllaznisë që deri më tani treguan se luajnë ndershëm dhe për fanellën e madhe të ekipit shkodran.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.