Kush janë 3 sulmuesit e “humbur” në 2017-tën

0
SHPËRNDAJE
loading...

Bangal

Superiorja / Gola të tillë me kaq shumë peshë, bënë që ata të konsideroheshin si 3 blerjet më të spikatura nga tregu i huaj në këtë sezon të kategorisë Superiore. 2 janë nga Mozambiku dhe njëri nga Kongo. Në 2 fazat e para të kampionatit falë lojrave të mira dhe golave të realizuar, Rexhinaldo, Merveille Ndockyt, Faisal Bangal u dhuruan shumë kënaqësi tifozëve të skuadrave të tyre respektive. 6 golat e Rexhinaldos ishin shumë të rëndësishëm për Luftëtarin, skuadrën surprizë të këtij sezoni në kategorinë Superiore. Po aq vlerë kishin edhe 4 finalizmet e Merveille për Tiranën, ndërkohë që Faisal Bangal i huazuar nga Atalanta te Teuta realizoi 3 gola në pjesën e parë të sezonit duke ndihmuar Djemtë të Detit të dilnin nga kriza e fillim sezonit. Por nga fund 2016-te i suksesshëm kanë kaluar disa muaj dhe papritur, Rexhinaldo, Merveille dhe Bangal janë zhdukur nga harta e Superiores. Asnjë gol dhe paraqitje poshtë pritshmërive për të 3 këta futbollistë në 2017-tën. Te Luftëtari në ndeshjet e fundit e kanë ndierë jo pak mungesën e golit nga ana e Rexhinaldos, 26-vjecarit nga Mozambiku që në karrierën ka provuar të luajë edhe në Superligën portugeze duke realizuar dhe 2 gola në këtë kampionat me fanellën e Nacional Madeiras. Në 2 fazat e para Rexhinaldo me 6 golat e tij ishte njeriu që mbante mbi supe peshën e sulmit të skuadrës gjirokastrite, por 2017-ta ka nisur në mënyrën më të keqe me sulmuesin që ka humbur instiktin e golit. Për të kapur vendin e 4-t, ky Luftëtar ka nevojë për Rexhinaldon e pjesës së parë të sezonit.

Asnjë fitore në 2017-tën në kampionat, ecuri aspak pozitive me Tiranën që ka humbur shumë terren në tabelën e klasfikimit. Bardheblutë kanë hasur shumë vështirësi në këtë vit të ri dhe një nga arsyet e krizës së Tiranës është pikërisht forma e dobët e Merveille. Me 4 gola por edhe shumë paraqitje pozitive mesfushori i talentuar nga Kongo u konsiderua si një nga zbulimet më të bukura të këtij. Golat ndaj Kukësit, Skënderbeut, Lacit dhe Luftëtarit ishin të gjithë finalizime shumë të rëndësishëm që i dhanë pikë Tiranës. është ende 18-vjec dhe pas formës së shfaqur në 2 fazat e para të kampionat në media u fol se në drejtim të Tiranës erdhi një ofertë prej plot 700 mijë Eurosh për Merveille Ndockyt. Por pas vetëm 3 muajsh nga ylli i së tashmes por edhe së i ardhmes, Merveille ka humbur plotësisht duke u kthyer në një lojtar mëse normal. Për faj edhe të një dëmtimi vetëm 4 ndeshje ka luajtur mesfushori nga Kongo me bardheblutë në 2017-tën. Paraqitje të dobëta me Merveille që gjatë kësaj periudhe jo vetëm që ka humbur jo vetëm sharmin e dy fazave të para të kampionatit por edhe besimin e trajnerit Josa.

Erdhi nga Italia për të lenë shenjën e tij në Superiore. 3 gola nuk janë shumë por në gjithsesi në 2 fazat e para të kampionatit Faisal Bangal ishte një lojtar i rëndësishëm për Teutën. Por ashtu si Rexhinaldo e Merveille edhe ai nuk po arrin të shfaqë më të mirën e tij në këtë 2017-të, duke u shndërruar në një lojtar stoli te Teuta.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.